Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Po i jep shumë merita”, Abazi debat me Hilën: Mos hidh baltë mbi Albin Kurtin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Dritan Hila dhe kreu i VV në Shqipëri, Boiken Abazi janë përfshirë në një debat sa i përket çështjes së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Hila ka akuzuar Abazin se po i jep merita më shumë se ç’duhet Kurtit, ndërsa ky i fundit ka kërkuar që mos të hidhte baltë mbi figurën e tij.

Abazi tha në “Open” se shkëmbimi territorial ishte një lloj eufemizmi për copëtimin e Kosovës, ndërsa me qeverinë Kurti ai tha se nuk ka më fjalë për copëtim territori.

Abazi: Në Kosovë ka pasur tre lëvizje që kanë kërkuar pavarësinë, LDK, UÇK dhe Lëvizja studentore që ka qenë një grup studentësh që ka pasur edhe Kurtin. Ju lutem mos hidhni baltë dhe të diskutojmë mbi faktet.

Hila: Edhe shumë të tjerë kanë qenë në protestë. Edhe studentët e dhjetorit kanë qenë 9 mijë në shesh, por jo të gjithë janë liderë, sepse ka qenë në shesh nuk të bën lider.

Abazi: Unë kam përmendur disa humbje të Kosovës të mëhershme dhe njëra ishte për shkëmbim territorial që ishte një lloj eufemizmi për copëtimin e Kosovës, me qeverinë Kurti nuk ka më fjalë për copëtim territori, kjo po mbështetet edhe nga Biden.

Hila: Është bërë gjykata se ka bërë Kurti se po i jep disa merita që nuk i ka.

Abazi: Nuk ka më që Serbia t’i imponohet qeverisë së Kosovës për të avancuar interesat e veta që janë ekspansioniste në kurriz të qytetarëve.

Hila: I janë imponuar ndërkombëtarët siç ia imponuan Kurtit që të shkonte me një këmbë, dhe mbajeni mend që do të shkojë prapë.

Më shumë

spot_img
spot_img