Hapësire reklamuese

Bota

“Po humbet shikimin dhe i dridhen gjymtyrët”, mediat e huaja për Vladimir Putin: I kanë mbetur dhe tre vite jetë

Shkruar nga Newsbomb
“Po humbet shikimin dhe i dridhen gjymtyrët”, mediat e huaja

Presidenti rus Vladimir Putin po përballet me probleme shumë të rënda shëndetësore dhe mjekët i kanë dhënë 3 vite jetë.

Kështu shkruan media e huaj britanike Mirror, duke cituar një drejtues të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse.

Sipas zyrtarit të paidentifikuar, presidenti 69-vjeçar rus vuan nga "një formë e rëndë dhe me zhvillim të shpejtë të kancerit ", duke theksuar se "i kanë mbetur jo më shumë se 2-3 vjet jetë".

Madje ai ka treguar se problemet e rënda shëndetësore po bëjnë që Putin gradualisht të humbasë edhe shikimin.

“Mësojmë se ai vuan nga dhimbjet e kokës dhe se kur del në ekran gjithçka e ka të shkruar në shkronja të mëdha në mënyrë që të lexojë atë që dëshiron të thotë. Shkronjat janë aq të mëdha sa çdo faqe përmban vetëm një ose dy fjali. Shikimi i tij përkeqësohet ndjeshëm me kalimin e kohës dhe gjymtyrët e tij tani dridhen në mënyrë të pakontrolluar" shton ekzekutivi i FSB.

Sipas gazetës britanike, javën e kaluar Putin u takua me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko në Soçi, dhe kamera regjistroi disa lëvizje të çuditshme të këmbëve të presidentit rus gjatë bisedave të tyre. Lëvizjet e pazakonta të Putinit u panë gjithashtu në televizion në fillim të këtij muaji, mes thashethemeve se burri i fuqishëm rus mund të ketë kancer.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.