Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
22 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

“Po hartojmë draftin”, Rama paralajmëron kompanitë e ndërtimit: S’ka më leje ndërtimi për ata që japin paga minimale

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me puntorë të një kompanie ndërtimi.

Gjatë fjalës së tij Rama paralajmëroi se nëse kompanitë e ndertimit japin paga minimale për punonjësit, atëherë nuk do t’u jepet e leje e ndërtimit.

Kreu i qeverisë tha se është e pakuptimtë që një punonjës në ndërtim të paguhet me pagë minimale, ndërkohë që shitja e një apartamenti është 1 mijë euro për metër katror.

“Kanë në total një numër të punësuarish, 53 277, flasim për pata të deklaruara. Janë pothuajse 8% e totalit të punësuarve në të gjithë vendit. Metri ka qenë 300 dollarë, edhe paga s’kishte si të ishte 300 dollarë apo 400 dollarë, por ishte më pak. Pyetja është kur sot metri katror në Tiranë, e ka kaluar 1 mijë euro, si mundemi ne të kemi një pagë minimale në kompanitë e ndërtimit për 32% të totalit të të punësuarve. 32% e 53 mijë njerëzve marrin pagë minimale. Si mund të pranohet kjo. Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën të mundura fitimet më të madha dhe sistematike për kompanitë shqiptare, ky është shfrytëzim i punonjësve deri në limitet e mbijetesës dhe ne këtë s’kemi për ta toleruar më. Në këtë 32% ka një gënjeshtër të madhe, një pjesë pagat që deklarohen, një pjesë tjetër paguhet në të zezë. Që do të thotë përfitime që janë përtej normales, shkojnë deri te pika e fundit e gjakut dhe djersës nga ana e kapitalistëve tanë.

Nga ana tjetër po formulojmë me ministren një draft që do ta diskutojmë në qeveri dhe parlament, nuk do të pranojmë më kompani ndërtimi që të kërkojnë para taksapaguesve për të ndërtuar rrugë, çerdhe, shkolla ose nuk do t’ju japim leje ndërtimi nëse sjellin paga të tilla. Kompanitë që nuk garantojnë pagat e punonjësve nuk mund t’i financojmë dot me lekët e taksapaguesve” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë