Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

“Po hajde, moj mamka”, sot do festonte 21-vjetorin, Flutura Açka kujton të birin e ndjerë: Unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtarja dhe deputetja e zgjedhur e PD, Flutura Açka, ka përkujtuar ditën e sotme djalin e saj të ndjerë, i cili sot do të mbushte 21 vjeç.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Açka rrënqeth me fjalë, teksa shkruan se edhe sot ajo do ta shtrojë tryezën dhe në këtë mënyrë do të kujtojë të birin.

“Po hajde, moj mamka! Kur ishte ditë, Biri ia zbehte asaj ngjyrat; kur ishte natë i derdhte asaj shumë dritë. “Po hajde, moj mamka!”, thërriste prej nga tryeza e shtruar, kur unë ende vërtitesha mes gatesave që e bënin ditëlindjen e tij të larmishme, siç e pëlqente ai, me tapas të shumta.

Dhe ditëlindja zgjaste me ditë, aq sa zinte ditëlindjen time. Gjenim gjithnjë arsye për festat tona të vogla, si ta dinim se do të na mohoheshin festat tona të mëdha. Sot Biri do të mbushte 21, dhe unë prapë do ta miros tryezën për festën tonë të vogël. Kujtimi, ky është tapia e vetme e sigurtë e patjetërsueshme e njeriut. Ju lutem, miq, m’i kurseni ngushëllimet nën foto,” shkruan Aça në postimin e saj.

Më shumë

spot_img
spot_img