Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Po grabisnin një banesë në Durrës, Policia kap me “presh në duar” hajdutët, dy të arrestuar (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Po grabisnin një banesë në Durrës, Policia kap me

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë shtetasi S. M., 25 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë. Pas një telefonatës nga një qytetar, për vjedhje në banesë, menjëherë shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke vjedhur në banesën e shtetasit K. M., 38 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas, na bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 11.08.2021, në lagjen Hasan, Fushë Krujë, ku kanë vjedhur materiale në kabinën elektrike që furnizon biznesin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 25 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë. Pas një telefonatës nga një qytetar, për vjedhje në banesë, menjëherë shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke vjedhur në banesën e shtetasit K. M., 38 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas, na bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 11.08.2021, në lagjen Hasan, Fushë Krujë, ku kanë vjedhur materiale në kabinën elektrike që furnizon biznesin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë.

—-

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Borizanë, Krujë dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi M. M., 50 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

—–

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Z., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në mjet iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, sasi me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe heroinë.

—–

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen Z. M., 23 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të bllokuar nga Policia, ka goditur 2 mjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll