Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar menjëherë pas daljes publike të Ramës, dalje të cilën ai e paralajmëroi më herët, pas akuzave të Bashës për fshehje dhe manipulime me shifrat e Covid-19.
Referuar deklaratave të Ramës, Paloka thotë se janë hartimi i radhës i një njeri të plakur dhe të mbaruar.
Më herët në një emision televiziv Basha tha se qeveria po fsheh dhe manipulon numrin e viktimave nga covid-19. Sot Rama tha se këto akuza janë qesharake dhe një maskaradë e radhës.