Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po fikte zjarrin e makinës së atentatorit të Çapjas, policia jep detaje si u plagos zjarrfikësi nga plasja e plumbave (DETAJE-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Makina e djegur

Policia zbardh detaje sa i përket plagosjes së zjarrfikësit që po shuante flakët e makinës së atentatorit të Ardian Çapjas, partaditen e sotme në Elbasan.

Punonjësi i zjarrfikëses D. M, 38 vjeç, teksa ka shkuar të shuajë flakët e makinës tip "Volkswagen”, në lagjen "Skënderbej", rreth orës 09:43,  është plagosur në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kurse Ardian Çapja i cili mbeti i plagosur nga atentati me snajper, mësohet se ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është kritike.

Informacion nga policia: Në lagjen "Skënderbej", Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip "Volksëagen".

Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç.

Dyshohet së  plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:https://www.newsbomb.al/iu-be-atentat-me-snajper-ardian-capja-ne-gjendje-te-rende-mberrin-te-trauma-me-forca-te-shumta-renea-209470

Screenshot_3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll