Hapësire reklamuese

Bota

Po evakuuohej nga Afganistani, gruaja lind në avionin amerikan, ushtarët e forcës ajrore i japin ndihmën e parë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një grua shtatzënë që po evakuuohej nga Afganistani, ka sjellë në jetë fëmijën në avionin amerikan US Air Force. Foto janë shpërndarë vetë në Twitter nga Komanda e Forcës Ajrore Amerikane.

Avioni i nisur nga Afganistani është ulur në bazën Ramstein në Gjermani, dhe pas ndihmës së parë që i kanë dhënë ushtarët dhe trupa që ndodhej në avion, gruaja dhe foshnja janë dërguar në një qendër shëndetësore për kujdes të specializuar.

Kapiteni i avionit vendosi të ulte lartësinë e fluturimit për të rritur presionin e ajrit në kabinë, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës. Fatmirësisht, të dyja - si nëna dhe foshnja- janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll