Një automjet tjetër tip “Pasat” raportohet se është dëmtuar nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi ditën e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Bëhet me dije se në këtë mjet po udhëtonte një grua me një fëmijë të mitur, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Në momentin kur mjeti që drejtohej nga Aleksandër Sadikaj, shpërtheu nga sasia e tritolit që autorët i kishin vendosur, u dëmtuan edhe xhamat e mjetit "Pasat", që po ecte paralel me mjetin e viktimës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të shtune në segmentin rrugore Sauk-TEG. Mjeti i cili drejtohej nga 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj nga Berati shpërtheu nga sasia e lëndës eksplozive. Si pasojë i riu humbi të dyja këmbët në vendgjarje. Ndonëse mbërriti me shenja jete në duart e mjekëve, fatkeqësisht ndërroi jetë pak momente me vonë.