Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po e prisnim të gjithë me padurim, anulohet papritur “Colour Day Festival”

Shkruar nga Newsbomb
Po e prisnim të gjithë me padurim, anulohet papritur “Colour Day

Festivali më i madh i ngjyrave, “Colour Day Festival”,  që të gjithë po e prisnim me padurim,është anuluar!  Ai pritej të mbahej më 6 shtator ku do të prformonin disa nga artistët më të mirë shqiptarë e të huaj, por për shkak të rritjes së rasteve së të infektuarëve ky event nuk do të mund të mbahet as këtë vit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale organizatorët e festivalit shprehen se nuk mund të marrin një përgjegjësi kaq të madhe, për sa kohë pjesa më e madhe e popullsisë nuk është ende e mbrojtur.

Gjithashtu ata shtojnë se për shkak se vendi ynë nuk krijon mundësitë, është e pamundur që të zhvillohen testime falas për të gjithë personat që do të marrin pjesë në festival.

Të gjithë ata që kanë blerë bileta do të rimbursohen duke nisur nga data 7 shtator, ose mund t’i ruajnë ato për edicionin e ardhshëm, që do të mbahet në 2 ditë.

“Deklarata e plotë e organizatorëve

Nuk e kishim parashikuar që do t’i shkruanim këto rreshta, por fatkeqësisht do të na duhet t’ju lajmërojmë se festa plot ngjyra do të jehojë një moment tjetër.

Sepse duke parë zhvillimet e ditëve të fundit, me numrin e lartë të infektimeve për shkak të përhapjes së shpejtë të Covid 19, ekipi ynë ndihet i detyruar të mos e zhvillojë Colour Day Festival më 6 shtator.

Grupmosha që përbën shumicën e vizitorëve të festivalit me mbi 50% është mosha 10-18 vjeç, rreth 30% e pjesmarrësve janë 18-25 vjeç dhe rreth 20% janë mbi të 30-tat. Shumica e tyre janë ta pavaksinuar dhe rreziku për ta çuar virusin në shtëpi dhe të infektojnë gjyshërit është i madh. Nuk mund ta lejojmë me vetëdije që kjo të ndodhë, të paktën jo me aprovimin tonë, në heshtje. Sepse me armikun e padukshëm, festivali që ka jehonë muzikën dhe gëzimin të shndërrohet në një bombë shëndetësore, por edhe sociale. Moralisht, nuk mund ta marrim këtë përgjegjësi”, shkruhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu