Hapësire reklamuese

Politikë

‘Po e fillove në 20 ditë do të bëj monument te hyrja e spitalit’, Manastirliu s’mban premtimin që i dha Ramës, pas 35 ditësh s’kanë filluar punimet për Covid 3 (BISEDA)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu

Në një mbledhje online para 38 ditësh qeveria dhe lajmin se brenda 20 ditëve Shqipëria do të ketë një spital të ri.

Gjatë video konferencës Ministrja e Shëndetësisë pasi u pyet nga kryeministri Edi Rama lidhur me opsionin për të hapur një spital të ri ajo bëri me dije se do të nisë puna për rehabilitimin e godinës rezidenciale e cila do të kthehet në një spital karantinë për të sëmurët me COVID-19, por që janë drejt shërimit.

“Ne e kuptojmë që do duhet të veprojmë shpejt, por brenda një afati 20 ditor, ne mendojmë që jo të mbyllim spitalin, por të kemi filluar punimet për të rehabilituar dhe paralelisht për të mundësuar më pas edhe furnizimin në vazhdim”, tha ministrja.

Nga ana tjetër Rama në formë motivuese i premtoi ministres “live” se nëse arrin ta fillojë për 20 ditë do ti bëjë një monumet në hyrje të spitalit. “Po e fillove në 20 ditë do të bëj një monument tek hyrja e spitalit”, u shpreh Rama.

Por kujtojmë se nga dita kur u zhvillua mbledhja pra me 26 mars e deri më sot 30 prill, kanë kaluar 35 ditë dhe ende nuk ka asnjë lajm lidhur me këtë spital. Pra jo për 20 ditë por as pas 35 ditësh nuk kanë filluar punimet për ngritjen e spitalit Covid 3.

Pjesë nga biseda në video-konferencë me ministrat:

Rama: Opsioni për të hapur spitalin e ri?

Manastirliu: Kemi bërë një vlerësim në një objekt që po e shqyrtojmë për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit, jo terapi intensive, por ata që duhet të kenë një hospitalizim dhe do të kenë nevojë për terapi bazë.

Kemi bërë një investigim në vendin ku mendojmë dhe vlerësojmë se do të jetë ky objekt dhe do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe plotësimi të nevojave baze me aparaturave bazike për të përballuar çdo fluks të nevojshëm.

Ky është një skenar i katërt në rendin e atyre që projektojmë. Spitali i parë COVID është Infektivi me 120 shtretër, i dyti është Sanatoriumi, më pas ish-kirurgjia në QSUT, më pas spitalet jo publike, por sigurisht edhe një strukturë spital karantinë, i nevojave bazike për të gjithë të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Rama: Kur e kemi një qartësi që kemi okej me këtë plan?

Manastirliu: Jemi duke vlerësuar instrumentin ligjor dhe po bëjmë një studim ekonomik dhe plotësimit të nevojave që kjo strukturë do të ketë.

Rama: Kur, kur, kur?

Manastirliu: Brenda 20 ditëve të kemi filluar punimet për të rehabilituar

Rama: Po e fillove për 20 ditë do të të bëj monument te hyrja e spitalit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.