Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Po e çojnë vendin drejt gjakderdhjes', tërhiqet kandidati i AK për kryebashkiak në Lushnje: Populli nuk e meriton një tragjedi të dytë

Shkruar nga Newsbomb

Kandidati i Aleancës Kuq e Zi, Adriatik Leka, njëherësh nënkryetar i AK, ka vendosur të tërhiqet nga gara për kryetar Bashkie në Lushnjë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ai, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron edhe arsyet se përse e mori këtë vendim.

“Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak.”-shprehet Leka, duke thekusra se qëllimi i dy forcave kryesore plitike është gjakderdhja.

Sipas nënkryetarit të AK-së, për ndryshimin e situatës politike duhet të krijohet qeveria e stabilitetit.

Postimi i plotë:

Situata në të cilën po shkon vendi dhe dëshira e madhe e dy forcave politike me embrion të përbashkët për ta futur vendin në përplasje fizike me detyron të marr një qëndrim:

Kurrë nuk e dëshiroj që në këto momente kaq të vështira për vendin tim të bëhem palë e proces zgjedhor ku mban era vandalizëm ku mban era gjak.

Shqipëria ime dhe populli im kurrë nuk e meritojnë një tragjedi të dytë nga kjo klasë politike e mbuluar këmbë e kokë me kriminalitet dhe korrupsion.

Për 28 vite kjo klasë politike nuk pati vullnetin e mirë për ta zhvilluar këtë vend të bukur .

Për 28 vite kjo klasë politike e vodhi e tjetërsoi pronën e shpopulloi vendin vetëm e vetëm për të përvetësuar pronat e shqiptarëve të ndershëm.

Kjo klasë politike është vazhdimësia e grupit kriminal e zbritur nga malet në fund vitin 1944 me ndihmën e shovinizmit serb e cila sekuestroi pronat pasuritë e shqiptarëve demek do të krijonte një reformë agrare por që shumë shpejt i tregoi dhëmbët me kolektivizimi, kolektivizim të cilin e shfrytëzoi mbas 1992 duke i përvetësuar pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Sa më sipër vendos të tërhiqem nga këto zgjedhje të mbuluar me hije dyshimi ku për qëllim kanë çuarjen e vendit në gjakderdhjes.

ALEANCA KUQ E ZI U RREGJISTRUA NË KËTO ZGJEDHJE ME SHPRESËN SE DO TË KISHTE VULLNET QË KY SISTEM DO TË SHKULEJ .

KURRË NUK MUND TË JEMI MËKATARË NË KËTË PROCES TË MIRKURDISUR PËR SITUATA TË HIDHURA.

VENDI DUHET TË SHKOJË ME ÇDO KUSHT DREJTË QEVERISË STABILITETIT KOMBËTAR.

I BËJ THIRRJE KRYEMINISTRIT TË TREGOJË NJË MOMENT TË VETËM BOTËN E TIJ INTELEKTUALE DHE NJËRZORE.

TË JAPË DORËHEQEN DHE TI JAPË SHPRESË NDRYSHIMIT.!!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.