Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Po dridheni nga SPAK? Gjiknuri: T’u duka sikur u drodha? -Bushati: Kanë në dorë tenderat sekretë dhe merren me Tiren…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

352272c8fe4f7ab47053e2a7f739e7b9

Arrestimi i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha nga SPAK ka bërë bujë ditën e sotme dhe është bërë temë diskutimi në gjithë sferën politike dhe mediatike.

Deputeti Damian Gjiknuri përgëzoi operacionin ndërkohë është sulmuar dhe akuzuar nga analistët Andi Bushati dhe Agron Gjekmarkaj.

Ky i fundit i ka kujtuar çunat problematikë ndërsa Bushati ka thënë se nuk beson te këto operacione të vogla pasi janë pa hetuar ministrat që kanë dhënë tendera korruptivë miliona eurosh.

Gjiknuri: Dua të falenderoj dhe ta përgëzoj këtë nismë këtë operacion dhe s’duhet të harrojmë që SPAK merret me krimet e rënda, krimin dhe korrupsionin, kështuqë SPAK ka 1 vit dhe normal që është në hapat e para do të formësohet, por ky është proces që do të vazhdojë.

Vasili: Ju politikanët, Visha tha po dridheni tani nga frika e SPAK.

Gjiknuri: Ku di unë, t’u duka sikur u drodha gjatë komunikimit?

Bushati: Ai duhet të tallet jo të dridhet me SPAK-un. Unë mendoj se njeri që është në pushtet sot dhe po ndërroi pushteti nesër, ata servilë s’do t’i bëjnë gjë as këtyre që janë as atyre që do vijnë. Njerëzit nuk gënjehen se po ikin nga Shqipëria po mos t’i gënjejmë njerëzit kot. Kanë në dorë tenderat sekret dhe merren me Tiren, kanë në dorë Damianin dhe merren me ata të shkretët në Peshkopi. Ne jemi mësuar me këto, edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte.

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Meqënëse u hodhën akuzat për mua, e para ajo çështje për të cilën folëm deri tani është hetuar dhe gjykuar, dhe s’ka lidhje me mua. Unë s’kam as kam pasur akuza penale. Por nëse dikush nuk e pëlqen fytyrën time se s’më pëlqen mua se më ka kundërshat është gjë tjetër.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img