Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Po digjte mbeturinat por përfundoi duke djegur edhe 450 rrënjë ullinj, arrestohet 26-vjeçari në Belsh, shpallet në kërkim një tjetër zjarrvënës (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26 vjeçar është arrestuar në Belsh  për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Uniformat blu bëjnë me dije,  se shtetasi Nexhip Hortja banues në fshatin Dragot Belsh dyshohet se ishte duke djegur disa mbeturina në pronën e tij në fshatin Dëshiran dhe nuk ka mundur të kontrollojë dot zjarrin, dhe për pasojë janë djegur rreth 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.

Ndërsa, Policia e Librazhdit ka shpallur në kërkim shtetasin Riza Duka, 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

Njoftimi i policisë së Drejtorisë Vendore e Policisë Elbasan:  

 Belsh: Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Dragot,  identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Librazhd:  Dogji me zjarr një sipërfaqe toke  shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Belsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: N.H., 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh.

Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.,

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”,  shtetasin R.D., 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd,  pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img