Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

“Po çmenden duke hedhur baltë mbi fushatën” Basha i përgjigjet sulmeve të Ramës: Koha e tij ka mbaruar, nuk merrem me të

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi në Elbasan me familjet e vjetra  nuk ka qëndruar pa folur dhe mbi sulmet e kryeministrit, Edi Rama.

Ai thotë se ka vendosur që mos merret me deklaratat e Ramës jo sepse nuk di ti përgjigjet por sipas tij nuk dëshiron që ta kthejë në një betejë personale.

Sipas Bashës ka preferuar të qëndrojë në heshtje dhe të vazhdojë fushatën sepse nëse do të merrej do të ishte thjesht një humbje kohe.

“Po çmenden duke hedhur baltë mbi fushtën, kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite. E keni parë që nuk merrem me të. Ai kujton se nuk di ti përgjigjem. Unë di ti përgjigjem shumë mirë. Por kjo nuk është betejë e imja dhe e tij. Ai do ta kthejë në një betejë personale, do ta kthejë këtë betejë mes meje dhe tij, unë nuk i kam kthyer përgjigje se nuk dua të humb kohë. Koha e tij ka mbaruar. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të funksionojë, kjo është betejë për të pasur një demokraci,  për të rihapur rugën drejt BE e cila ka 8 vite na ësh bllokuar”- tha Basha.

Teksa shtoi se më 25 prill është dita për të ngritur kokën të gjithë dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë për  Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe zhvillimin në Shqipëri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img