Hapësire reklamuese

Politikë

‘Po boll, mos më ndërprit’, Berisha publikon për herë të parë VIDEON, ku Rama ironizon Hajdarin

Shkruar nga Newsbomb

Ish- kryeminstri Sali Berisha ka publikuar për herë të parë një video, ku kryeminstri Edi Rama ironizon e opozitës paralmentare Rudina Hajdari.

Në këtë video shfaqet Rama, i cili shpjegon masat e sigurisë me burg për të gjithë ata që thyejnë karantinën. Ndërkohë Hajdari replikon duke thënë se në këtë periudhë ku duhet të përdorim fjalë optimiste, kryeministri ka përdorur 674 herë fjalën ‘burg’.

Më pas Rama e ironizon Hajdarin duke u shprehur me tone të larta dhe moskokëçarës: ‘Po boll mos më ndërprit’.

Ky dialog mesa duket i ka bërë përshtypje Berishës, i cili shprehet se ‘Bastardi i Enver Hoxhës, Edvin Kristaq Xhelati një narkodiktator në zemër të Europës’.

Kujtojmë që Berisha ka heshtur për vendimin e deputetes Rudina Hajdari për të mbajtur mandatin, në një kohë kur opozita vendosi t’i djegë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu