Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“Po bien sirenat e revoltës”, Berisha-sindikatave: Vetëm me ju bëhen protestat e fuqishme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me përfaqësuesit e sindikatave të arsimit.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri iu premtoi mbështetje sindikatave. Sipas tij, forma më e fuqishme e protestës organizohet vetëm nga sindikatat.

Ndër të tjera Berisha tha se kur PD të vijë në pushtet, rritja e rrogave do të jetë një nga prioritetet kryesore, madje sipas tij rrogat do të trefishohen.

                                    Pjesë nga fjala e Berishës:

Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E dëgjoj nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj.

Sindikata e arsimit të lartë është hedhur në betejë. Në datën 5 ka shpallur grevën e përgjithshme. Por mësuesit janë edhe më keq. Po si janë mjekët dhe infermierët. Nuk kanë qenë më keq se sot. Mjekët po ikin. Këtij njeriu si bën përshtypje, do marrim nga Bangladeshi sot.Edhe mjekët nuk kanë qenë kurrë si janë sot.

Ata që i këndojnë këngën e tij Rama iu shpërblen me 23 milionë lekë, kurse artistët e tjerë i flak në rrugë. Në vitet 2013 rrogat u dyfishuan. Me borxhin që ka marrë Rama në këto 8 vite, rrogat duhet të ishin trefishuar. Rrogat do të jenë përparësi absolute, dyfishimi dhe trefishimi i tyre. Rama ka marrë borxh, por ku i ka çuar këto para?

Më shumë




spot_img








spot_img