Hapësire reklamuese

Bota

Po Biden? Kamala Harris rezulton pozitiv me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Po Biden? Kamala Harris rezulton pozitiv me Covid-19

Zëvëndëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, është infektuar me Covid-19.

Ka qenë vetë Harris ajo e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka rezultuar pozitive me Covid.

 “Sot dola pozitiv për COVID-19. Nuk kam simptoma dhe do të vazhdoj të izolohem dhe të ndjek udhëzimet e CDC-së. Jam mirënjohës që jam vaksinuar dy herë”, shkroi Harris në Tëitter.

Kirsten Allen, sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentes, deklaroi se Harris “do të izolohet dhe do të vazhdojë të punojë nga rezidenca e zëvendëspresidentes”.

“Ajo nuk ka qenë në kontakt të ngushtë me Presidentin ose Zonjën e Parë për shkak të orarit të tyre të fundit të udhëtimit. Ajo do të ndjekë udhëzimet e CDC-së dhe këshillat e mjekëve të saj”, shtoi Allen.

Psaki gjithahstu bëri me dije se presidenti Joe Biden rezultoi negativ me Covid-19.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu