Hapësire reklamuese

Aktualitet

Po bënte pazare droge, kapet në flagrancë 26-vjeçari shqiptar në Angli  (EMRI- FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Romeo Vrapi

Policia e Anglisë ka arrestuar një shqiptar 26 vjeç, i cili akuzohej për shpërndarje droge.

 

Romeo Vrapi, 26 vjeç akuzohet për shpërndarje droge dhe sipas mediave të huaja ai rrezikon të dënohet më 5 vite burg.

Ka qenë policia civile ajo që ka kapur në flagrancë 26-vjeçarin që po bënte një marrëveshje për drogë teksa ishte me biçikletë në një rrugicë.

Policia të nesërmen ka kontrolluar shtëpinë e tij, ku gjetën si provë materiale para që kapin vlerën e më shumë se 1.300 dollarë të cilat dyshohen të jenë fituar nga shpërndarja e drogës, si dhe tre doza kokainë dhe dy kanabis.

Ndërsa, brenda një valixheje policia ka gjetur një kilogram kanabis dhe 170 gram kokainë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.