Hapësire reklamuese


Aktualitet

Po bënte gati "shtëpinë e barit", policët e Durrësit arrestojnë kolegun që i ishte futur drogës: Sekuestrohen mijëra fara e llampa (EMRI - PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb
Po bënte gati "shtëpinë e barit", policët e

Një efektiv i Policisë së Durrësit ka rënë në prangat e kolegëve të tij, pasi po përgatiste shtëpinë për ta kthyer në "laborator" për rritjen e hashashit. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët kanë mësyrë në shtëpinë e kolegut dhe kanë arrestuar Paulin Lleshajn.

"Nga kontrolli  i ushtruar në banesën e shtetasit Paulin Lleshaj, punonjësit e Policisë,  gjetën dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Paulin Lleshaj, 47 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e mbetur në tentativë", njofton Policia e Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese