Detaje nga ngjarja ka zbardhur deklarata e bashkëshortes së të moshuarit Fasli Hykës, Hyrije Hyka.
E moshuara ka thënë për Neës 24 se bashkëshorti i saj Fasli Hyka dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit. Në atë moment ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë.
Pak pasi telefonoi policinë, 83-vjeçarja e cila ndodhej në shtrat në atë moment, tregon se dikush e ka sharë burrin e saj, i cili ka marrë çiften më pas duke qëlluar në drejtim të tyre.
Bashkëshortja e 83-vjeçarit që u arrestua nga FNSH pasi u neutralizua brenda banesës në operacionin që zgjati 3 orë e gjysmë, thotë se burri i saj deshi të dorëzohej në polici në orët e mëngjesit ndaj edhe nuk pranoi më përpara derisa u arrestua pas ndërhyrjes nga efektivët.
Ajo ka treguar se Fasli Hyka përveç punëve normale gjatë regjimit të komunizmit ka punuar edhe në sigurimin e shtetit si agjent vullnetar.
83-vjeçarja është e vetme në shtëpi tashmë pas arrestimit të burrit të saj ndërsa lëviz me shumë vështirësi për shkak të disa sëmundjeve që ka.
Çifti i të moshuarve jetojnë prej vitesh të vetëm në shtëpi ndërsa autori i dyshuar Fasli Hyka ka një djalë nga martesa e tij e parë.
Lexo edhe: Qëlloi me armë zjarri nga ballkoni,50 efektivë në aksion për arrestimin e të moshuari
I moshuari Fasli Hyka u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri drejt disa të rinjve pak pas mesnatës së 9 janarit në lagjen “Rus” në Shkodër.
Sipas policisë u desh ardhja e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët nisën një negocim, por sërish 83-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej.
Në këto kushte forcat e FNSH hodhën zhurmuesen dhe në pak sekonda arrestuan shtetasin Fasli Hyka duke e finalizuar me sukses këtë operacion i cili zgjati për afro 3 orë e gjysmë
Ballkoni i shtepise se te moshuarit Fasli Nuti qe qelloi me arme zjarri drejt disa te rinjve ne rruge