Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“Po bëni kryeministrin e të pasurve?” Rama tregon pse u tërhoq qeveria nga fasha 800 kWh: Dy parametra na çuan në atë konkluzion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Now” në Euronews ka zbuluar arsyet që  tërhoqën qeverinë nga aplikimi i fashës 800 kw/h për familjet me banesa të mëdha, përfshirë këtu dhe ato me pishina.

E pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse po bën “kryeministrin e të pasurve”, Rama tha se shtimi i reshjeve ishte një nga arsyet pse u tërhoq nga fasha që do të prekte kryesisht familjet me vila dhe pishina. Më tej, ai sqaroi se dhe Kosova aplikon këtë fashë prej kohësh.

“Ka pasur dy parametra që na kanë çuar në atë konkluzion, shtimi i reshjeve. Ajo që ne kemi bërë ka qenë për tetorin dhe e kemi ulur nevojën për energji.

Nuk ka lidhje as me trembjen por për ta lexuar ashtu siç është këtë periudhë të luftës. Ka një barrë financiare dhe psikologjike. Kjo barrë psikologjike e drejtëpërdrejtë si rezultat i inflacionit të luftës do të jetë e arsyeshme ta shohim si dinamikë.

Ne i kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe në të gjitha rastet, çmimi i energjisë që shkon tek familjaret dhe bizneset e vogla është i subvencionuar. Nevoja për subvencionim rritet në mënyrë të ndjeshme është e nevojshme t’i rikthehemi fashës. Kosova fashën 800 kë e ka prej kohësh. “-tha Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img