Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim këtë të shtunë me demokratët e Mirditës. Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek dorëheqja e Mark Markut nga mandati i deputetit, duke u shprehur se ishte e gabuar dhe enigmatike. Sipas Berishës Marku tashmë po bën avokatin e kreut të PD, Lulzim Basha.
“Unë isha dakord me kandidimin e Mark Markut, pasi për 8 vite qëndroi rezistent ndaj Edi Ramës në studiot televizive. A mund ta marrë vesh njeri tani Mark Markun. Bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD-së në Qershor, bëri gabim të madh që dha dorëheqjen, dhe në mënyrë enigmatike, duhet të vinte këtu te ju pëpara.
Le ta pyesim së bashku zotin Mark, mirë Kuvendtit të Qershorit, po këtë antikuvendin tani pse nuk e thua një fjalë? Çfarë të shtyn ty, pedagog, intelektual, të bësh avokatinë e Lul Bravës? Ky qëndrim është aktakuza më e rëndë që i bën vetes”, tha Berisha.