Hapësire reklamuese

Bota

Po argëtohej me miqtë në klub, modelja rrihet brutalisht nga ish-i dashuri (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Modelja turke Gizem Akba është rrahur brutalisht nga ish-i dashuri teksa ndodhej në një klub nate me miqtë e saj.

Sipas Hurriyet ish-i dashuri i saj Mücahit İsmail Ayta vëzhgoi modelen që u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet, duke i dalë para dhe e goditi disa herë me grushte në fytyrë.

Ai vazhdonte e qëllonte derisa disa persona që ndodheshin aty ndërhynë për të ndaluar dhunën ndaj saj, ndërsa pamjet u kapën nga kaamerat e sigurisë. 

Pas incidentit Mücahit İsmail Ayta u arrestua nga policia.

'Rreth një vit më parë, vendosa të largohem nga ai sepse më tradhëtonte. Ai kurrë nuk e pranoi këtë. Unë dua që drejtësia të vendoset në mënyrën më të ashpër”, deklaroi Akba pas sulmit.

Sondazh

Poll