Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Plumbat në mes të Shkodrës, i plagosuri është ish-kryetari i Partisë Socialiste

Lajme të ngjashëm

Nikolin Huba, personi që shikoni dhe në foto, ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Shkodër, shkruan newsbomb.al. Ai ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta.

Mësohet se 54 vjeçari drejt të cilit është qëlluar me armë zjarri, është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës. Nga Policia e Shkodrës bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore.

Nikolin Huba është dërguar në Spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut, por vazhdon të jetë në mbikqyrjen e mjekëve dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimine  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë