Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Plumbat drejt makinës së çiftit Caka në Elbasan, Policia shoqëron 25 persona për ekzekutimin e Everest Cakës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25 persona janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Everest Caka, 41 vjeç, ndërsa u plagos në dorë bashkëshortja e tij. Çifti ishte duke lëvizur me një mjet tip Opel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” të qytetit, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Mësohet se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna. Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e viktimës e cila u plagos në dorë.

Në hyrje-daljet e Elbasanit u ngritën pika kontrolli por deri tani asnjë nga autorët nuk është vënë në pranga. Të shoqëruarit janë persona që mund të kene qenë pak para ngjarjes me çiftin Caka, apo persona që mund të kenë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm.

I riu Everest Caka rezulton të jetë akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në 2010. Madje ai dyshohej atëhere të ishte ekzekutor direkt, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë vëllain në Spanjë disa vite më parë. Të përfshirë në ngjarje ishin dhe Elton Hyka dhe Ardit Spahiu.

Everest Caka i cili më parë ka mbajtur dhe emrin Ibrahim Caka është djali i tezes së Arjan (Ardit) Spahiut, i cili u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek në 27 nëntor 2020. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimës së sotme i është vrarë edhe vëllai në Barcelonë.

Më shumë

spot_img
spot_img