Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Plumba ndaj makinës së tij në Durrës, flet për herë të parë drejtori i hekurudhave: Po, është qëlluar me armë, por kam qenë në banesë

spot_img

Lajme të ngjashëm

635bb36953cc9a15887dc91e2b0d1f15

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ani Dyrmishi nuk e mohoi faktin që është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin ai udhëton.

Por, ai kundërshtoi hapur të ketë konflikte me persona të caktuar. Zyrtari i Këshillit Bashkiak të Durrësit theksoi se kjo është një makinë e dytë që përdor për të lëvizur dhe se me të kanë udhëtuar dhe njerëz të tij të afërt.  Ai shton se në momentin e atentatit nuk ndodhej në makinëm por në banesën e tij.

‘’Sidomos muajin e fundit e kam përdour. Përdoret nga shumë njerëz, edhe nga çuni i hallës sime. Nuk kam qenë në makinë kur është qëlluar, absolutisht jo. Nuk kam konflikte personale. Por, organet kompetente duhe të të bëjnë detyrën.

Nuk ka përplasje në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Janë keqinterpretuar debatet e brendeshme në media. Ka debate normale për të mirën e komunitetit. Unë kam qenë prezent në bledhjen e Këshillit dhe nuk ka plasur sherri.

Kjo është çështje që i takon organeve kompetente. Jam njoftuar për ngjarjen kur kam qenë në gjumë. Është makinë dytësore që përdoret nga ana ime. Por, nuk ka lidhje me mua. Unë lëviz lirshëm dhe i qetë në të gjithë Durrësin. U bëj të ditur qytetarëve që jam shumë mirë’’, përfundoi së shprehuri Dyrmishi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img