Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plumb në gojë dhe 2 në kokë, ish-zyrtari i policisë çkodon vrasjen në Shkodër: E morën dhe e torturuan, kërkonin informacion nga ai

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj ka dhënë disa informacione shtesë, një tjetër version lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku në zonën e Livadheve u gjend i vrarë Endri Mustafa.

Ai tha autorët e kanë marrë dhe e kanë torturuar, për t’i nxjerrë ndonjë informacion. Plumbi në gojë mund të tregojë se ai ka spiunuar ose që di diçka, por nuk e ka treguar.

Një kod ose mesazh për të tjerët, kod që përdoret nga bandat mafioze. Mirëpo Hajdarmataj tha se nuk mund ta konfirmojë këtë gjë.

Hajdarmataj: Normalisht që po të analizojmë ngjarjet e fundit, ose vetëm ngjarjet e Shkodrës, kumbarit shprehin një mesazh. Kjo e fundit, kemi një situatë. Është zhdukur për 2-3 ditë dhe gjendet i vdekur. Është marrë nga autorët, është mbajtur në një zonë “X”, është kërcënuar dhe atij i është kërkuar një informacion mbi ndonjë nga grupet kriminale, kundërshtarët. Se kot nuk e mbajtën 3 ditë, e morën e torturuan dhe donin informacion nga ai. Është vrarë dhe është çuar atje. Dua të them se autorët kanë pasur informacion dhe vrasjen e kanë bërë me gjakftohtësi, nuk është përleshje. Telefoni celular i viktimës nuk është gjetur. Unë s’mund të jem kategorik se është një tip kodi te mafiozët, por edhe mund të jetë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img