Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Plotësohen 64% e kuotave, Universiteti i Tiranës, pesë degët me më pak interes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar faza e parë e regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Tiranës. Është i njëjti trend në kërkesa për të studiuar në universitetin më të madh në vend, madje ka një rritje modeste të aplikimeve këtë vit.

Për 5,133 vende, këtë vit akademik kanë aplikuar 58,472 maturantë dhe në fazën e parë janë përmbushur 64% e kuotave.

albsig

Ka vazhduar e njëjta tendencë edhe si vitin e kaluar, lidhur me preferencat. Në krye janë degët Informatikë Ekonomike, Informatikë, Financë, Drejtësi, Teknologji Informacioni, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane etj.

Ndërkohë që vazhdon trendi i interesit të ulët për disa degë si Kimi, Fizikë, Filozofi dhe disa gjuhë të huaja si gjuha Ruse apo gjuha Greke, që edhe këtë vit nuk do të hapen për mungesë të studentëve.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, në një komunikim me mediat, theksoi se për degët e mësuesisë, janë forcuar kriteret e pranimit nga qeveria, si përpjekje për të rritur nivelin profesional të mësuesve. Por ndërkohë, ky profesion do të duhet të shikohet më me interes për shkak të politikave stimuluese në rritjen e pagave.

Prof. Dr. Artan Hoxha tha se Universiteti i Tiranës vazhdon të mbetet institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend. Ai pohoi se po punohet fort për të krijuar një komunikim më intensiv mes këtij institucioni dhe universiteteve të huaja për të krijuar më shumë mundësi shkëmbimi për profesoratin dhe studentët që duan të kryejnë një pjesë të studimeve në universitete jashtë vendit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img