Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Plot me drogë dhe e nisur nga Shqipëria, bllokohet në Doganë makina me targa të Ministrisë së Brendshme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një makinë policie e Ministrisë së Brendshme, me targa të Maqedonisë së Veriut është bllokuar në Doganën e Sukobinës. Mjeti zyrtar ishte i ngarkuar me drogë dhe po lëvizte nga Shqipëria me drejtim për në Malin e Zi, kur është bllokuar në doganë.

Siç njoftojnë shërbimet doganore të Malit të Zi, zyrtarë të doganës në Sukobinë në koordinim me policinë, kanë sekuestruar drogën dhe kanë penguar kontrabandë gjatë kontrollit të makinës me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave lokale në vendin fqinj, makina e Ministrisë së Brendshme ka lëvizur nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Nuk dihet ende nëse dorga është marrë në Shqipëri apo jo, por bëhet fjalë për një sasi shumë të madhe.

“Zyrtarë të doganës në Sukobinë, në koordinim me Drejtorinë e policisë, gjatë kontrollit të makinës, kanë gjetur një sasi të madhe të narkotikëve. Makina është me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka qarkulluar nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndërsa droga është gjetur e fshehur në një bunker në makinë e dedikuar për kontraband”, thuhet në njoftim.

Në bazë të rregullave dhe protokolleve të bashkëpunimit mes vendeve, procedurat e mëtjeshme po ndiqen nga Policia Shqiptare. Ndërkohë, nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për drogën e gjetur në makinën zyrtare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img