Kryeministri kroat, Andrey Plenkoviç ka thënë se Kroacia do mbështesë Shqipërinë në integrimin në BE.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Zagreb, Plenkoviç u shpreh se raportet mes dy vendeve janë shumë të mira, cilësore, miqësore dhe të avancuara. Në këto kushte, kreu i qeverisë kroate tha se Kroacia i ofron mbështetje të thellë Shqipërisë në procesin e afrimit me BE.
Ai deklaroi se Kroacia është një prej vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, që avokon një rrugë të drejtë të Shqipërisë drejt BE. Më tej, Andry Plenkoviç shtoi se vendet e Evropës juglindore duhet të jenë të përgatituar në aspektin ekonomik dhe institucional, për anëtarësimin e tyre në BE
“Raportet tona janë shumë të mira, janë cilësor, miqësore dhe të avancuara, Kroacia i ofron mbështetje të thellë Shqipërisë në procesin e afrimit me Bashkimin Europian. Jemi një prej vendeve të BE që avokon për një rrugë të drejtë të Shqipërisë drejt BE.
Është e rëndësishme që vendet Evropës juglindore, në aspektin ekonomik dhe institucional të jenë të përgatitura për anëtarësim në BE. I gëzohem avancimit të bisedimeve dhe vizitës së shpejtë në Tiranë”, deklaroi Plenkoviç.
LEXO EDHE: Kroacia dënon sulmin serb në veri të Kosovës: Duan të destabilizojnë Evropën Juglindore