Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

‘Plehrat në Tiranë’, Veliaj: Jemi në ditë piku, si Viti i Ri. Nga 3 po bëjmë 5 pastrime në ditë, Parisi pastrohet vetëm 1 herë në 24 orë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

634cad8e5cd59a221ed27d4c622e710c

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një lidhje direkte për Abcnews, i pyetur për vëllimin e lartë të mbetjeve nëpër kosha, tha se kjo ndodh për arsye se 1 milionë njerëz janë gjithë kohës në shtëpi, si në ditën e Vitit të Ri.

Veliaj tha se ka edhe njerëz të papërgjegjshëm, ndërkohë që sipas tij, Bashkia i Tiranës i ka shtuar pastrimet nga 3 në 5 herë në ditë.

Kryebashkiaku bëri edhe një krahasim me Parisin, duke thënë se në kryeqendrën e Francës pastrimi bëhet 1 herë në ditë, ndërkohë në disa lagje të Francës bëhet 1 herë në javë.

“Qytetarët kanë të drejtë që ankohen po duhet të kuptojmë se këto ditë janë ditë piku, njësoj si Viti i Ri, Bajrami, Pashkët. Pra kemi 1 milionë banorë që qendrojnë gjithë ditën në shtëpi. Ka edhe njerëz të papërgjegjshëm që zënë gjithë koshin me një kuti molto, pa e shtypur. Bashkia e Tiranës e ka rritur nga 3 në 5 herë pastrimin në kryeqytet. Në Paris pastrimi bëhet 1 herë në ditë, madje në disa zona të Francës, bëhet 1 herë në javë”, tha Veliaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img