Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Plazhet dhe qytetet tona s’meritojnë t’i ngjajnë shesh-betejave të “Wild West”, Meta reagon ashpër për ngjarjen e Velipojës: Situata ka dalë jashtë kontrollit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku pas një përplasje me armë mbetën të vdekur katër persona.

Meta thotë se prej kohësh i ka bërë thirrje në mënyrë të vazhduar Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit për të parandaluar në kohë ngjarjet tragjike.

Teksa shton se plazhet shqiptare nuk meritojnë ti ngjajnë shesh-betejave të “Wild West”, pandaj dhe duhen masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Përplasja me armë zjarri në Velipojë, me 4 viktima dhe 2 të plagosur, është një tjetër ngjarje tronditëse, që kërkon hetim të plotë të rrethanave dhe shkaqeve.

Prej kohësh i kam bërë thirrje, në mënyrë të vazhduar, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, të angazhohen maksimalisht për të mbajtur nën mbikqyrje territorin e vendit, që paraqet rrezik të shtuar për konflikte, me qëllim parandalimin në kohë të këtyre veprave të rënda penale.

Konfliktet me armë zjarri, që konsumohen në ambiente publike dhe në kulmin e sezonit turistik, vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e dhjetëra qytetarëve, por nga ana tjetër dëmtojnë seriozisht imazhin e Shqipërisë tek turistët vendas dhe të huaj.

Plazhet dhe qendrat e qyteteve tona nuk e meritojnë t’i ngjajnë shesh-betejave të “Wild West”.

Ndaj në këtë situatë, që duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe që çdo ditë prodhon fatkeqësisht viktima, secili autoritet i lartë shtetëror duhet të mbajë përgjegjësitë e tij të detyrës dhe të heqë dorë nga propaganda cinike, që nuk mund të mbulojë të vërtetat, që i shohim të gjithë.

Rendi dhe siguria publike është dëmtuar seriozisht dhe kërkojnë masa të reja efektive për garantimin e tyre, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe të pronave të qytetarëve.”, shkruan Meta në postimin e tij në Facebook.

Më shumë

spot_img
spot_img