Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plazh me bikini, disko e konkurse bukurie, shihni çfarë kanë bërë vajzat dhe djemtë socialistë në Jalë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Lojëra me letra, volejboll,  ushqim bio, plazh me bikini e me bluza të PS-së, takime me më ‘’të rriturit në PS’’ dhe në darkë disko e hapur në natyrë. Ky ka qenë aktiviteti i FRESSH-istëve në 6 ditët në Jalë. Të rinjtë udhëtuan me skafe, duke valëvitur flamurin e partisë duke organizuar brenda kampit edhe konkurs bukurie.  Video ku dominon kreu i FRESSH-it Artur Micko,  është publikuar pak minuta më parë.

“Në kampin veror "fresshTRsummercamp" 2015, ku morën pjesë më shumë se 700 të rinj nga qyteti i Tiranës dhe kjo ishte një mundësi e mirë për të gjithë pjesmarrësit që përveçse të kalonin disa ditë në një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, të angazhoheshin dhe ne aktivitete të ndryshme me karakter social”, shkruajnë të rinjtë socialistë në promovimin e klipit.

FRESSH-istët i vizituan Edi Rama, Pandeli Majko, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Artan Lame, Blendi Klosi etj. Por ata edhe pastruan nga plehrat fshatrat në jug me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Në fund të ditës, lëshimi i dëshirave në qiell, simbolizuar me balonat e vogla me zjarr dhe më pas gjumë në çadra…

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=-lioC7iET9Q[/embed]

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.