Ivan Stoilkoviç, Kryetari i Partisë Demokratike të serbëve, ka deklaruar se realizimi i platformës shqiptare në Maqedoni, do të ishte rrezik për krijimin e Shqipërisë së Madhe në Ballkan.
Miratimi i platformës nga partitë shqiptare do ta kërcënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, sipas Stoilkoviç transmeton lajmi.net
“Kjo tregon se problemi nuk është vetëm përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve, por diçka më shumë. Qëllimi është të bashkohen kufijtë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë”, shprehet Stoilkoviç
Më tej Stoilkoviç u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave dhe të mos e lejojnë që kjo platformë të realizohet. Sipas tij deri më tani kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni janë realizuar, por ai ka vlerësuar se njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është diçka absurde.