Prej katër ditësh në Maqedoni është duke u diskutuar me intensitet të lartë platforma e prezantuar nga partitë shqiptare, si kusht për të hyrë në Qeverinë e re.
Mediat maqedonase “Independet” ka publikuar një artikull me pyetjen: “Ku është Zoran Zaev? LSDM në heshtje mbi platformën e shqiptarëve”.
Sipas kësaj medie, LSDM nuk bie dakord me propozimet e shqiptarëve dhe diskutimet pritet të nxehen kur palët të ulët në bisedime për krjimin e Qeverisë. Për ekspertët vendas, nëse Zaev pranon platformën e shqiptarëve, ai do të akuzohet nga kundërshtarët politikë se ka ardhur në pushtet vetëm prej shqiptarëve dhe jo votës së maqedonasve.
Megjithatë, kjo heshtje e LSDM konsiderohet si strategji deri sa të mbyllen përpjekjet e Nikolla Gruevskit për krjimin e Qeverisë dhe mandati t’i kalojë Zaevit.