Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Platforma e bashkëqeverisjes bën ‘namin’, Rama: Rreth 300 të larguar nga puna

spot_img

Lajme të ngjashëm

05c09599fac30c185cc1af969592b7dc

Gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët  bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se falë portalit të bashkëqeverisjes janë zgjedhur mijëra halle të qytetarëve.

Në takimin e sotëm, Rama bëri një bilanc që nga hapja e platformës së bashkëqeverisjes duke bërë me dije se në të janë adresuar 33336 çështje, kërkesa apo ankesa.

‘Çështjet lidhen me nivelin qendror, Në nivelin qendror kemi pasur 28865 ankesa nga të cilat janë trajtuar 27835.

Diferenca e vogël është e lidhur me ankesat dhe çështjet në vazhdim.

Së fundmi në platformë është vendosur rubrika ‘Jam student pyetja ime është…’ ku janë adresuar  afër 900 pyetje dhe vetëm 20 prej tyre ende nuk kanë marrë përgjigje sepse procesohen me vëmendje nga ministria e Arsimit.

Janë marrë 643 masa ndëshkimore pasi qytetarët kanë fituar të drejtën e tyre, gjysmat e këtyre masave janë largime nga puna. Pra janë afër 300 të larguar nga puna si rezultat i hetimit për mosdhënien në kohë të së drejtës së qytetarëve’, u shpreh Rama.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img