Dy banesa janë grabitur ditën e sotme në qendër të qytetit të Peqinit.
Persona të paidentifikuar kanë arritur të grabisin 5 milion lekë të vjetra dhe sende me vlerë nga dy banesa të ndryshme në pronësi të shtetasve me inicialet H.E dhe I.E, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi gjatë grabitjes.
Ndërsa në Korçë janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e një argjendarie dy ditë më parë. Mësohet se autorët kanë sharruar qepenin e dyqanit dhe më pas kanë thyer bravën duke arritur të futen brenda. Ata kanë marrë bizhuteri me vlerë 10 milion lekë si dhe 700 mijë lekë cash nga arka e argjendarisë.
Sondazh
Poll