Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plasin debatet në PS, Rama “djeg” Fatmir Xhafajn dhe Alket Hysenin, Majko në “vijën e zjarrit”, Ruçi largohet i mërzitur nga selia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fa87d8d4f273b6b2c15a88a28a72f961

Kur kanë mbetur më pak se 90 minuta nga afati përfundimtar për dorëzimin në KQZ të listave të kandidatëve, në Partinë Socialiste ka plasur një debat i fortë  mes Ramës dhe “gardës së vjetër”.

Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kryeministrin pasi ka mësuar se do të renditet i 23-i në listën e Tiranës, ndërkohë që jashtë listave ka mbetur Ditmir Bushati.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, mësohet se ka deklaruar Bushati.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, iu përgjigj Rama.

Edhe Alket Hyseni mund të konsiderohet “i djegur”, pasi do të renditet i 11-i në listën e Vlorës, ndërkohë që një vend jo të sigurt do të ketë për Pandeli Majkon, i cili do të jetë i 19-i në Tiranë.

Ndërkohë sipas burimeve, ish-kryebashkiaku i Beratit Fadil Nasufi do të jetë i 3-i në listën e Beratit. Sipas mediave, Gramoz Ruçi është larguar i mërzitur nga selia e PS.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img