Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plasin debatet në mbledhjen e PD, Kadilli i drejtohet Bashës: Jep dorëheqjen se nuk je i pazëvendësueshëm, PD ka shumë njerëz të mirë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka filluar me debate mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku anëtari i Kryesisë, Fatbardh Kadilli, i ka kërkuar sërish Bashës që të japë dorëheqjen.

Ai i ka thënë Bashës se nuk është i pazëvendësueshëm, teksa shtoi se PD ka shumë njerëz të mirë që mund ta zëvendësojnë.

”Nuk je i pazëvendrësueshrëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer.

Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011. Luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje te re dhe me frymëzim të ri, me besushmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërine si tipare që ty të kanë munguar. Humbja është e jotja, përgjegjësia e jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik, karrierën dhe çdo gjë.

E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes.

Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk patë asnjëherë një qasje solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute në parti, por kishte realizmin te ikte.

Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re. Në qoftë se unë jam bartës i një projekti te ri, ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes.”- tha Kadilli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img