Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plasi sherri! E quajti homoseksual, aktori i njohur ka një përgjigje për Rezart Veleshnjën: Më vjen gjynah për…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme aktori Rezart Veleshnja bëri një deklaratë të fortë për kolegun e tij, Aleks Seitaj. Veleshnja tha se skeçet, paroditë e Aleksit nuk duhen dëgjuar nga adoleshtët pasi sipas tij aktori tregon se është homoseksual.

 “Në anglisht nuk do e kenë për turp këta sepse fëmijët e hapin në Youtube, gjë që e ka bërë ai djali. Njeriu pëson trauma, pëson gjëra. Ai në atë këngë tregon që është homoseksual. Unë kam shok gay, i pranoj. Tani që ne i pranuam këta tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vetë, nuk është e nevojshme të ma thuash këtë gjë”, tha Rezarti në Shqipëria live.

Mirëpo, kjo deklaratë e Veleshnjës nuk është pritur fare mirë nga Aleksi i cili menjëherë reagoi duke thënë se parodinë në fjalë ai e ka bërë për të gjithë personat që jetojnë jashtë shtetit dhe askush nuk ka pasur akses në të nën moshën 18-vjeç.

Aktori shton se e gjithë parodia nuk ka të bëjë me seksualitetin e tij pasi ai aty po bën punën ose në të kundërtën do të thotë se edhe Rezarti është homoseksual përderisa ka luajtur role femrash.

“E dyta më vjen gjynah që një aktor paragjykon një tjetër aktor duke dal në konkluzione për seksualitetin për jetën personale. Unë nuk kam dal si Alex atje të këndoj një këngë personale të jetës sime, unë kam qëndruar në petkun e personazhit. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe kur Rezi ka dalë dhe ka luajtur personazhe grash dhe ka flirtuar në skenë me aktor të tjerë do të thotë që ka ndonjë gjë në jetën e tij personale? Absolutisht jo!

Por mesa duket kur e bëj unë na paska. Kjo është shumë profesioanle për të thënë. Unë këtë këngë e ka postuar vetëm tek profili i Vezires dhe kam shkruar poshtë që kënga është 18+. E vetmja gjë që rrëmbeu vëmendjen e të rinjve dhe i shtyu ata shikonin ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjës që tha do tmerrohen të rinjtë tanë, do mësohen keq. Unë se kam promovuar fare në Shqipëri atë parodi, sepse ka qenë për jashtë shtetit.

Edhe kënga ishte 18+ që nëse ti nuk ke një llogari 18+ nuk mund ta shikosh atë parodi, kështu që unë nuk e kuptoj ku e ka hallin e madh Rez Veleshnja me atë parodi. Gjithsesi unë tani e hoqa parodinë, sepse vëmendja shkoi atje, sidomos vëmendja e të rinjve dhe unë nuk e dua këtë gjë. Dhe më duket totalisht absurde që të sulmosh dikë që të tregosh se je më i mirë.

Nëse do të tregosh veten tënde si më të mirë, atëherë puno, bëj gjërat e tua, fito lekët e tua dhe nëse të duket e drejtë të sulmosh njerëzit e tjerë nga hiçi nuk di domethënë. Mirë që na bëhet moral, por nga kush na bëhet moral? Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten”, shprehet Aleks.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img