Hapësire reklamuese

Showbiz

PLASI! Rezart Veleshnja shpërthen kundër Altin Bashës: Hajdut! Nuk ke pikë vlere, mos vidh punën tonë

Shkruar nga Newsbomb

Prej shumë vitesh kishte në duar timonin e “Portokallisë”, Altin Basha vendosi që të linte këtë spektakël për të nisur një rrugëtim të ri në “Kosherja, një emision i ngjashëm humori.

Mirëpo, duket se ky emision ka krijuar hatërmbetje dhe pakënaqësi mes aktorëve të “Portokallisë” dhe Bashës.  Përmes disa instastory, aktori I njohur I humorit, Rezart Veleshnja ka akuzuar publikisht Altin Bashën për vjedhje të ideve.

Ai rrëfen se regjisori ka vjedhur një skeç të krijuar nga Florjan Binaj 3 vite më parë.

“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që e kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po e shkruaj këtë si një letër e babagjyshit e vitit të ri mos vidh për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmonë gjen vend.

Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën me Ramën e ka luajtur Flor Binaj, para tre vjetësh, teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh dhe gjyqet. P.S meqenëse e ikur te TV KLAN (që çfarë nuk ke vjell për Frangajn), ke të fala nga Sandri”, shkruan Rezarti.

Ai ka publikuar dhe një video nga emisioni i ri i humorit ku ka shkuar Altin Basha, ku shihen të shkruar emrat e aktorëve. Ai tregon se këtë gjë ja kanë propozuar Altin Bashës prej kohësh në “Portokalli”, por ai nuk kishte pranuar.

“Asnjëherë s’ke pranuar për të nxjerrë emrat e aktorëve për t’i nxjerrë në Portokalli pse e paske aplikuar këtu? Po bën atë që s’ke lejuar kurrë të bëhet në Portokalli! Zoti shterpa! apo e shite për ide tendën! Kam shume gjera por s’po merrem më se veç rëndësi të jap ndërkohë s’ke pikë vlere! Siç thotë Ardi Daullxhiu të kam lënë Allahun, unë ty të kam lënë Oltin! #ideskamporhajdutjam”, shton ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll