Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
21 °
E premte, 7 Tetor, 2022

Plasi “grushti” se kush do të qëndronte para monitorit, procedohen penalisht tre vëzhguesit e “1 Majit” (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre vëzhguesit të VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji” janë procededuar penalisht pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në këtë qendrën e numërimi.

Sipas njoftimit të policisë shtetasit Jugers Mullahi, 26 vjeç, Oriald Laci, 29 vjeç dhe Avni Dushku, 35 vjeç, do të procedohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Mëhet se Mullahi është vëzhgues i PS.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave. 

Ndërkohë, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi I plotë I Policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit: 

J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.  Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img