Vitin që shkoi, Soni na prezantoi në një event publik të dashurin e ri Klevin, me të cilin siç është shprehur, është mjaft e dashuruar shkruan “Xing”. Por, fotot e fundit dhe një artikull për të e kanë irrituar aq shumë këngëtaren e njohur, saqë ka shpërthyer në një status në rrjetet sociale ndaj gazetares.
“O injorante me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda, po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundër meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë para, me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e “Këngës Magjike, kemi festuar çmimet e merituara. Mos ja servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për të më vënë lloj-lloj epitetesh, moj e mjerë. Të fala o “mami single”!”, shkruan Soni.