Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 42 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si "Kali i Trojës" në Vlorë.

Mësohet se është plagosur pas një konflikti të çastit 42 vjeçari Klodian Toska, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Autori i ngjarjes dyshohet se është F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

"Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë  vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll