Një 37 vjeçar është plagosur me kaçavidë gjatë një konflikti me një tjetër shtetas. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme pranë “Sheshit të Flamurit”.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spiatl për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia po punon për identifikim e kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak:
Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.