Mbrëmja e sotme në emisionin “Open” është shoqëruar me debate të forta.
Teksa ishin duke folur për zgjedhjet e 6 marsit, deputeti Agron Gjekmarkaj është “nxehur” me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ku ky i fundi i ka kërkuar atij nëse dëshiron që debatin ta kthejnë personal, mund ta kthejnë.
Fatmir Mediu: Duam t’ja fusim njëri-tjetrit
Agron Gjekmarkaj: Po lëre tani, je deputet me votat e PD, por më lër tani…
Fatmir Mediu: Po do ta kthejmë personale e kthejmë. Ky është problemi juaj i madh.