Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plas sherri në Shkodër, dy vëllezër kanosin dhe qëllojnë me armë në oborrin e 60- vjeçarit, Policia i shpall në kërkim (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Plas sherri në Shkodër, dy vëllezër kanosin dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia bën me dije se dy vëllezër në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, kanë kanosur dhe qëlluar me armë në oborrin e shtëpisë së shtetasit me iniciale N. U., 60 vjeç, për motive pronësie.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilat kanë shpallur në kërkim dy autorët, Pashk Arraj dhe Ndok Arraj, ndërkohë po vijon krehja e zonës për kapjen e tyre.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/ Kanosën 60 vjeçarin   për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.