Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Plas SHERRI në Sarandë, dy taksistët konfliktohen për klientët, 32-vjeçari nxjerr sëpatën dhe i pret GISHTAT të riut (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës ky dy taksitë janë përfshirë në një konflikt, i cili ka përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy taksistëve në Turizëm-Kanali i Çukës dhe si pasojë ka mbetur i plagosur 24-vjeçari, Ismiraldo Hoxha, ndërsa autori i ngarjes 32-vjeçari Bilal Lamçe është arrestuar nga policia.

I riu është plagosur rëndë me sëpatë dhe i janë prerë tendinat e gishtave të dorës. Menjëherë Hoxha  është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën, pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.” njofton policia.

Më shumë

spot_img
spot_img