Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Plas sherri në PD, Salianji sulmon Bregun, Topallin, dhe Selamin për deklaratat e tyre

Lajme të ngjashëm

Sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për deklaratat  e tre eksponentëve të lartë PD, Selami, Topalli, dhe Bregu të cilët sulmuan me deklaratat e tyre, disa nga vendimet më të rëndësishme të lidershipit të PD. Duke përshkruar situatën politike por edhe gjendjen ekonomiko shoqërore të vendit, e cila sipas tij është e mjerueshme, Salianji thotë se nuk mund të kritikosh atëherë kur të kërkohet të japësh kontributin.

Në reagimin e tij Salianji gjithashtu flet për shkëputjen nga realiteti i qytetarve të një pjese të politikës.

“Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte! U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret.  Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter! Te bojkotosh popullin te mbash karriget! Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta,  por të abandonosh popullin ne rruge! Ta duash partine me shume se Shqiperine! Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët.   Te kesh shume lekë por te besh si i varfer! Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj”, thotë Salianji në komentin e tij.

Më tej ai komenton dhe listat e kanidatëve për deputet dhe sjelljet e partive të mazhorancës në këtë periudhë.

“Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin.  Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista.  Fundi i republikues se vjeter  ka ardhur,  frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte! Ne 7 Maj do te kembojne  kembanat e triumfit, #zgjedhjetelira”, përfundon reagimin e tij sekretari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji.

Më poshtë reagimi i plotë i Salianjit:

Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte!

U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret.

Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter!

Te bojkotosh popullin te mbash karriget!

Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta,  por të abandonosh popullin ne rruge!

Ta duash partine me shume se Shqiperine!

Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët. 

Te kesh shume lekë por te besh si i varfer!

Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj!

Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin.

Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista.

Fundi i republikues se vjeter  ka ardhur,  frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte!

Ne 7 Maj do te kembojne  kembanat e triumfit, #zgjedhjetelira

Më shumë